AKTUALE

Luan Veliu: Besa Fetai, krenaria e Malësisë dhe e gjithë shqiptarisë!

Shqiponja fluturoi lart në qiell dhe, për pak çaste, zbriti në Gostivar për t’u ngjitur në ringun e boksit, në manifestimin e organizuar nga Box Club Shkëndija No Limit.

Ajo hapi krahët e fitores dhe, që në raundin e dytë, e nokautoi kundërshtaren, duke dëshmuar forcën, talentin dhe përgatitjen e saj të jashtëzakonshme.

Për aftësitë sportive të Besës kishim dëgjuar, por t’i shihnim nga afër ishte një krenari dhe emocion i veçantë.

Besa Fetai, malësorja nga Simnica e Xhemës së Gostivarit, është bija e një familjeje me tradita atdhetare, e rritur me frymën e sakrificës së dhjetëra ushtarëve të Ushtrive Çlirimtare të Kosovës, Luginës dhe Iliridës.

Të lumtë, bijë e çlirimtarit, e Malësisë dhe e mbarë popullit shqiptar!

Urime për këtë fitore të merituar!
Me shëndet, përkushtim dhe vullnet, të uroj të arrish majat më të larta të suksesit dhe të valëvitësh gjithmonë me krenari flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Mexhiti: Me Zyrën e Kombeve të Bashkuara realizojmë shumë projekte për përmirësimin e mjedisit

Gjyla Halili

Borë në Strazhë, Bukovë, Gjavatë dhe Presekë

Gjyla Halili

Rusia, notë proteste Tiranës për Azgan Haklaj

Gjyla Halili