AKTUALE

Frutex i përgjigjet thirrjes së SHBA-së për furnizim me gaz natyror

Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit me gaz natyror amerikan (LNG), ka vendosur të fillojë procesin e furnizimit me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përdorimi i gazit natyror (LNG) është më ekonomik krahasuar me shumë lëndë të tjera djegëse. Gjithashtu, ai është shumë më i pastër se secila lëndë tjetër djegëse dhe liron shumë më pak ndotës në atmosferë, duke përmbushur edhe një nga kushtet themelore të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.

Përveç përfitimeve ekonomike dhe mjedisore, ky vendim ka edhe rëndësi strategjike për Kosovën.

Furnizimi me gaz natyror amerikan pritet të fillojë shumë shpejt, pasi fillimisht duhet të instalohen pajisjet përcjellëse që mundësojnë shfrytëzimin e këtij gazi.

Banner

Related posts

Lladrovci: Kemi shqetësim pse kompleksi industrial “Feronikeli” nuk ka gjetur përkrahjen nga niveli qendror

Gjyla Halili

Lladrovci publikon video të 1993-tës ku shihet bashkë me Adem Jasharin për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca

Gjyla Halili

Gjashtë ndryshime në fytyrë që tregojnë për sëmundjen e mëlçisë yndyrore

admin