AKTUALE

BDI Tetovë reagon ndaj planit për shitjen e tokës publike pranë Shkumbinit/ Rexhepi: Tetova ka nevojë për zhvillim, jo për shitjen e pasurisë publike

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar lidhur me planifikimet e parapara në Programën për menaxhimin e tokës ndërtimore për vitin 2026, duke shprehur shqetësim për përfshirjen e tre parcelave pranë lumit Shkumbin në listën e tjetërsimit të pronës publike.

Sipas Rexhepit, këto parcela përfaqësojnë pasuri që u takon qytetarëve të Tetovës dhe çdo përpjekje për shitjen e tyre duhet të jetë transparente, në interes të qytetarëve dhe në përputhje me nevojat afatgjata të qytetit.

“Në këtë hapësirë parashihet shitja e tokës publike dhe ndërtimi i objekteve gjashtëkatëshe. Ne konsiderojmë se Tetova ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm urban, por jo në kurriz të interesit publik dhe të pasurisë së përbashkët të qytetarëve”, deklaroi Rexhepi.
Ai theksoi se BDI në Tetovë do të vazhdojë të monitorojë nga afër çdo vendim që prek pronën publike dhe do të qëndrojë pranë qytetarëve për të mbrojtur interesin e tyre.

“Ne do të jemi krah për krah me qytetarët në mbrojtje të Tetovës dhe të pronës publike. Çdo vendim që cenon interesin e përbashkët do të hasë në kundërshtimin tonë të vendosur”, tha kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë.

BDI vlerëson se transparenca, llogaridhënia dhe përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse janë thelbësore për zhvillimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të qytetit.

Ja postimi plotë:

❗️Të fundit në listë, por jo më pak të rëndësishme për qytetarët, janë 3 parcelat pranë lumit Shkumbin.

👉E ashtuquajtura “Programë për menaxhim me tokën ndërtimore për vitin 2026” i parasheh edhe këto parcela, pronë e qytetarëve të Tetovës, në “listën e zezë” të tjetërsimit të pronës publike.

📍Në këtë lokacion parashihet shitja e tokës publike dhe ndërtimi i ndërtesave 6-katëshe.

Tregtarët me pronën publike po tentojnë të realizojnë një nga skemat më të mëdha të tjetërsimit të pasurisë publike që ka parë Tetova ndonjëherë.

Por këtë radhë nuk do t’u kalojë.

Ne do të jemi këtu, krah për krah me qytetarët, për ta mbrojtur Tetovën, pronën publike dhe interesin e përbashkët.

#Tetova nuk është për shitje!

Banner

Related posts

Thaçi: Fronti Europian pamundësoi fitoren e “Igraçkës” së Mickoskit! S’keni kah t’ja mbani, ne e kemi legjitimitetin…

Gjyla Halili

Telekomi i Kosovës pranë fëmijëve pa kujdes prindëror

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Dy investime të reja për Rashçen, Kopanicën, Gllumovën dhe Arnaqinë – zhvillim i barabartë për çdo vendbanim

Gjyla Halili