AKTUALE

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, uron 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, përcolli urimet më të përzemërta për të gjithë fëmijët, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe mbështetjes për brezat e rinj.

“Fëmijët janë gëzimi më i madh i familjeve tona dhe shpresa më e bukur për të ardhmen. Në këtë ditë të veçantë, uroj që çdo fëmijë të ketë një fëmijëri të lumtur, të sigurt dhe të mbushur me dashuri, buzëqeshje dhe kujtime të bukura.

Detyrimi ynë i përbashkët është të kujdesemi për mirëqenien e tyre dhe të krijojmë kushte sa më të mira për edukimin, zhvillimin dhe realizimin e ëndrrave të tyre.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Uroj që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me gëzim, shpresë dhe lumturi”, theksoi Kryetari Shabani.

Komuna e Vrapçishtit mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive më të mira për fëmijët, duke investuar në arsim, aktivitete edukative dhe projekte që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

Banner

Related posts

Gjeloshaj takon ambasadorin e Republikës së Austrisë në Mal të Zi, Sh.T. Christian Steiner.

Gjyla Halili

Stojanovski: Ti, Grubi, do të jesh i pari që do të përfundosh në burg!

admin

Taravari: Kushtetuta është gjenerator i krizave në Maqedoni, duhet të mendojmë për Kushtetutë të re

Gjyla Halili