Lajme

Venko Filipçe: Të gjithë që e dinë se me këtë pushtet nuk ka të ardhme, t’i bashkohen Frontit

Kryetari i LSDM, Venko Filipçe, gjatë një deklarate para kongresit të partisë NSDP, tha se koalicioni me NSDP do të vazhdojë.

Ai bëri thirrje që “Frontit” të udhëhequr nga LSDM t’i bashkohen edhe parti të tjera politike, përfshirë ato që janë pjesë e koalicionit aktual të pushtetit, si dhe organizata qytetare, aktivistë, intelektualë, të rinj, studentë dhe pensionistë.

Sipas tij, ata që i drejtohen kësaj thirrjeje “e dinë se në vend nuk ka të ardhme me këtë pushtet” dhe se vendi po përballet me probleme serioze si keqmenaxhimi, korrupsioni dhe izolimi.

Filipçe theksoi gjithashtu se, sipas tij, qeveria aktuale po e dëmton shtetin dhe po e mban të izoluar, ndërsa paralajmëroi se Maqedonia duhet të kthehet në rrugën drejt integrimit evropian dhe të jetë “demokratike dhe e lirë”, ku të rinjtë shohin të ardhmen e tyre.

Banner

Related posts

Shoqatat shqiptare në SHBA, zë i fortë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: “Të drejta të plota pa diskriminim”

Admin2

Ish-ministri Endrit Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Admin2

Komuna e Tetovës publikon gjithë korrespodencën me Gjykatën Kushtetuese

Admin2

Leave a Comment