AKTUALE

Gashi: Komuniteti vlleh ishte dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e mozaikut kulturor të vendit tonë

Banner

Kryeparlamentari Afrim Gashi sot dërgoi urim me rastin e 23 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Vllehëve, duke theksuar se komuniteti vllah ishte dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e mozaikut kulturor të vendit tonë.

“Me rastin e Ditës së Vllehëve, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë pjesëtarët e komunitetit vllah. Kjo ditë paraqet një mundësi të veçantë për të afirmuar vlerat e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe ruajtjes së identitetit kulturor e gjuhësor të të gjitha komuniteteve. Komuniteti vllah ka qenë dhe mbetet pjesë e rëndësishme e mozaikut kulturor të vendit tonë”, theksoi Gashi.

Ai shtoi se Kuvendi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike.

“Kuvendi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike, në frymën e barazisë, tolerancës dhe respektimit të diversitetit. Urime Dita e Vllehëve!”, citohet në urimin e kryeparlamentarit.

Related posts

Bekteshi: Nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit

admin

Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Gjyla Halili

Escobar: Kemi probleme në komunikim me Kurtin

Gjyla Halili