AKTUALE

Festim Halili: Heshtja akademike nuk është zgjidhje

Banner

Profesori Festim Halili ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar të studentëve, e cila ka në fokus kërkesat për përdorimin e plotë dhe të barabartë të gjuhës shqipe në komunikimin institucional, si dhe mundësinë e zhvillimit të provimeve profesionale në gjuhën amtare.

Në një deklaratë para protestës, Halili theksoi se kërkesat e studentëve lidhen me çështje thelbësore të dinjitetit, barazisë kushtetuese dhe të drejtave gjuhësore në arsim dhe administratë publike.

Ai u bëri thirrje institucioneve akademike dhe shoqërisë civile që të tregojnë vëmendje ndaj këtyre kërkesave, duke theksuar se dialogu dhe mbështetja institucionale janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike.

Protesta e studentëve pritet të mbahet me pjesëmarrjen e tyre dhe mbështetjen e përfaqësuesve të komunitetit akademik.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar profesorë, intelektualë dhe bartës të mendimit kritik,

Sot nuk kërkohet heshtje akademike, por qëndrim moral. Studentët kanë ngritur zërin për një të drejtë themelore dhe legjitime: përdorimin e plotë dhe të barabartë të gjuhës shqipe në çdo komunikim me institucionet shtetërore, si dhe mundësinë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare.

Kjo nuk është vetëm çështje administrative. Është çështje dinjiteti, barazie kushtetuese dhe respekti ndaj identitetit gjuhësor e kulturor të një populli shtetformues.

Universiteti nuk mund të mbetet neutral përballë padrejtësisë institucionale. Heshtja e akademisë në momente të tilla shndërrohet në legjitimim të diskriminimit. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë profesorëve, pa dallim, që të përkrahin publiisht protestën studentore dhe të rreshtohen në anën e së drejtës, dijes dhe barazisë qytetare.

Një shoqëri demokratike matet me mënyrën se si i garanton të drejtat gjuhësore dhe arsimore. Kur studentët kërkojnë të drejtat e tyre, ata nuk po kërkojnë privilegj — por respektimin e një parimi universal: të drejtën për të menduar, studiuar dhe vepruar lirshëm në gjuhën e tyre.

Koha kërkon zëra të guximshëm, jo heshtje komode.

Banner

Related posts

Lloga : Koço Angjushev dhe oligarku Kamçev, vijojnë të përfitojnë nga fondet publike pa asnjë hetim të hapur ndaj tyre

Gjyla Halili

E dini se sa mjaltë vërtet bën të hamë çdo ditë – por që në vend që të na shërojë, të mos na rrezikojë shëndetin

admin

VMRO-DPMNE dhe VLEN janë marë vesh për daljen e Maqedonisë nga “Ballkani i Hapur”

Gjyla Halili