AKTUALE

OVL UÇK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup: Bashkohuni me ta

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i ka dalë në mbështetje protestës së sotme të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Sipas OVL UÇK, kauza e tyre është e drejtë.

“OVL UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë”, thuhet në njoftimin e organizatës. .

Sipas tyte, shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta. Kërkojmë që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte. Dinjiteti shqiptar nuk negociohet”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

PESHA E NJË INSTITUCIONI SHEKULLOR

Gjyla Halili

Protesta për 1 Maj: ”Biftek për Qeverinë, qebapa për punëtorët

admin

Skandal/ Kasami shiti monopolin për 7 mijë euro, llogarit tatim 140 mijë euro/ Bajram Rexhepi: Kjo është tradhti ndaj qytetarëve të Tetovës.

Gjyla Halili