
Nëse vlerësohet e kaluara dhe shihet oërspektiva e së ardhmes, atëherë duhej të ishte ekzekutuar edhe himni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës krahas himnit të Bashkimit Europian në Kongresin e VLEN në Shkup në Maqedoninë e Veriut, më 9 Maj 2026!
Në vetëdijen historike, politike dhe kombëtare të shqiptarëve, Amerika nuk përfaqëson vetëm një shtet e aleat mik, por fuqinë vendimtare planetare, e cila në momentet më të rënda historike, u rreshtua qartë dhe pa ekuivoke në mbështetje të popullit shqiptar!
Shqiptarët nuk e harrojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ndërhynë ushtarakisht kundër makinerisë fashiste kriminale të kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviç më 24 Mars 1999, duke ndalur spastrimin etnik, masakrat dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosovë dhe duke e nxjerrë jashtë Kosovës Serbinë pushtuese përgjithmonë!
Historia moderne shqiptare e ka të memorizuar faktin se pa ndërhyrjen e SHBA-ve, fati i shqiptarëve në Kosovë do të kishte qenë tragjik në nivel botëror!
Po ashtu, edhe në Maqedoninë e Veriut, roli i SHBA-së ka qenë kyç në kohën e luftës së të vitit 2001, ndërmejt Ushteisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave të qeverisë dhe ushtrisë e policisisë maqedone!
Diplomacia e SHBA-së ishte ndër faktorët kryesorë për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që ndryshoi pozitën kushtetuese dhe politike të shqiptarëve në shtet!
Për tërë popullin Atdheun dhe Kombin shqiptar, angazhimi i të deleguarit special Ambasadorit James W. Pardew, nuk ishte vetëm diplomaci, por mbështetje konkrete për të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!
Ndërkohë, Evropa, edhe pse ka kontribuar mjaft shumë në procese të rëndësishme politike dhe integruese, shpesh është perceptuar nga shqiptarët si më e ngadaltë, më burokratike dhe jo gjithmonë e njëtrajtshme në qëndrimet ndaj çështjes shqiptare!
Në shumë raste historike, fuqitë evropiane kanë mbajtur pozicione të ndara ndaj çështjes shqiptare, ndërsa Amerikane ka qenë më e drejtpërdrejtë dhe më vendimtare në mbështetje të shqiptarëve!
Prandaj, në një kongres politik shqiptar që synon të paraqitet si pro-perëndimor, euro-atlantik dhe demokratik, do të ishte krejtësisht e natyrshme, morale dhe politikisht domethënëse që krahas himnit të Evropës të ekzekutohej edhe himni i SHBA-së!
Orientimi euro-atlantik nuk kuptohet vetëm përmes Bashkimi Evropian, por edhe përmes partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n!
Pikërisht për këtë arsye, mungesa e himnit të SHBA-së në atë Kongres ku u ekzekutua vetëm himni i Europës, shihet si mungesë e respektit simbolik dhe emocional ndaj aleatit më historik dhe më strategjik të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar, AMERIKËS!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 10 Maj 2026!
