AKTUALE

Ali Ahmeti merr pjesë në përkujtimin e Luan Haradinajt në Deçan dhe Gllogjan

Banner

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të organizuar në Deçan dhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, me rastin e përvjetorit të rënies së heroit të Kosovës Luan Haradinaj.

Gjatë homazheve, Ahmeti vendosi kurora lulesh dhe bëri nderime pranë varrit të Luan Haradinajt, duke e vlerësuar atë si një ndër figurat kyçe të organizimeve të para çlirimtare dhe një nga themeluesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ahmetu theksoi se sakrifica e Luan Haradinajt dhe e bashkëluftëtarëve të tij ishte themel për mobilizimin e mijëra të rinjve që iu bashkuan luftës për liri.

“Sot përulemi me respekt para veprës dhe sakrificës së tij. Ai ishte ndër të parët që i dha drejtim organizimit çlirimtar dhe mbetet simbol i qëndresës dhe i guximit,” deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se kujtimi për dëshmorët e lirisë duhet të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj, duke ruajtur idealet për të cilat ata sakrifikuan.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Ahmeti nderoi edhe figurën e veprimtarit të çështjes kombëtare Smajl Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tij në rrugën drejt lirisë.

Ceremonitë përkujtimore mblodhën përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, të cilët me homazhe dhe vendosje kurorash lulesh shprehën mirënjohjen për sakrificën e të rënëve.

Ahmeti në fund theksoi se krenaria për heroizmin e tyre do të mbetet gjithmonë më e madhe se dhimbja, duke rikujtuar se liria është amanet që kërkon përkushtim të vazhdueshëm.

Banner

Related posts

Seanca Konstituive, Grubi: U prezantua programi se çfarë do të bëjë Fronti në përbërjen e ardhshme parlamentar

Gjyla Halili

Memedi: Rreth 200 pacientë të trajtuar gjatë kujdestarive

Gjyla Halili

Këto rrugë janë të mbyllura për qarkullim – LAMM me informacione të rëndësishme për drejtuesit e mjeteve

admin