AKTUALE

Shoqata “Malësia” në Kaliforni ndan bursa për 26 studentë shqiptarë/ Sheki Krnic: Investim në dije dhe motivim për të rinjtë

Banner

Shoqata “Malësia” me seli në Kaliforni ka realizuar për herë të parë ndarjen e bursave për 26 studentë shqiptarë që ndjekin studimet brenda dhe jashtë vendit. Ky hap përbën një nismë të rëndësishme në mbështetje të arsimit dhe të rinjve shqiptarë.

Kryetari i shoqatës, Sheki Krnic, theksoi se kjo iniciativë synon të dëshmojë përkushtimin e vazhdueshëm ndaj zhvillimit arsimor dhe profesional të studentëve.

Sipas tij, bursat përfaqësojnë një investim të drejtpërdrejtë në dije dhe në të ardhmen e shoqërisë, duke i inkurajuar të rinjtë për arritje edhe më të mëdha.

“Bursat i kemi ndarë si një formë motivimi për studentët, me shpresën që ata nesër të kontribuojnë në zhvillimin e vendlindjes sonë,” u shpreh Krnic.

Duke qenë se kjo ishte hera e parë e organizimit të këtij aktiviteti, Krnic udhëtoi nga Kalifornia për të qenë i pranishëm në ceremoni dhe për t’ua dorëzuar personalisht bursat përfituesve, duke e bërë këtë moment edhe më domethënës për studentët.

Shoqata “Malësia” synon që këtë iniciativë ta kthejë në një traditë të përvitshme, duke zgjeruar mbështetjen për studentët shqiptarë në vitet në vijim.

Ja postimi i plotë:

Shoqata jonë sot ndau për herë të parë bursa për 26 studentët shqiptarë që studiojnë në vend dhe jashtë vendit. Në këtë formë edhe ne si Shoqatë po mundohemi të dëshmojmë përkushtimin ndaj arsimit dhe të rinjve.
Kjo, mendojmë se paraqet një investim të rëndësishëm në dije dhe në të ardhmen e shoqërisë sonë, por edhe synimin për të mbështetur studentët në rrugën e tyre profesionale.
Bursat i ndamë më shumë si motivim për arritje edhe më të mëdha dhe për të kontribuar nesër në zhvillimin e vendlindjes sonë. Pasi që kjo ishte hera e parë e ndarjes së bursave, unë si kryetar e ndjeva të domosdoshme të udhëtoj nga Kalifornia për të qenë i pranishëm dhe për t’ua dorëzuar personalisht bursat studentëve, duke ndarë me ta këtë moment të veçantë dhe domethënës.

Banner

Related posts

Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave

Gjyla Halili

Të mos përsëritet asnjëherë! Kovaçevski për 80 vjetorin e deportimit të hebrenjve nga Maqedonia

admin

Incidenti në protestë, reagon Arbër Ademi:Aktivisti i Izet Mexhitit tentoi një provokim të ulët për kamera!

Gjyla Halili