AKTUALE

Hoxha – Jumakli: Forcimi i bashkëpunimit bilateral me Turqinë

Banner

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë, Ibrahim Yumakli, nikoqir i Forumit të 5-të Ndërkombëtar për Ujërat që po mbahet në Stamboll.

Biseda u përqendrua në mundësitë konkrete për avancimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në drejtim të modernizimit të sistemeve për menaxhimin e ujërave, forcimin e kapaciteteve dhe përdorimin e qasjeve bashkëkohore në përballjen me rreziqet klimatike. U theksua gjithashtu roli i nismave rajonale si platformë për shkëmbim më të shpejtë të njohurive dhe zgjidhjeve praktike, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministrat u pajtuan se dialogu i vazhdueshëm dhe lidhja institucionale janë kyçe për arritjen e rezultateve të dukshme, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve me interes të përbashkët.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA DO TË QËNDROJ NË VIJENË ME FTESË TË ALGIK- UT

Gjyla Halili

“Hapi i parë drejt dokumentimit shkencor të Trashëgimisë Kulturore të rrethit të Kërçovës”

Gjyla Halili

Mexhiti sërish thirrje qytetarëve: Ta ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë! Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët

Gjyla Halili