AKTUALE

Ahmeti nga Struga: Lavdi veprës së dëshmorëve të kombit shqiptar

Banner

Me rastin 5 Majit Dita e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në një aktivitet përkujtimor të organizuar në zonën e Strugës.

Aktiviteti nisi nga fshati Dollogozhdë, ku u bënë homazhe me nderime të larta pranë vendprehjes së dëshmorëve Nuri Mazari (Komandant Struga), Selman Seferi, Islam Veliu, Refajet Dervishi dhe Nuri Ameti – Capri.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, Ahmeti theksoi se sakrifica e dëshmorëve mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për brezat e rinj, në rrugën drejt ruajtjes së lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ai nënvizoi se kujtimi për dëshmorët nuk është vetëm obligim moral, por edhe përgjegjësi për të vazhduar idealet për të cilat ata dhanë jetën.

“Lavdi e përjetshme veprës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar,” u shpreh Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Në përkujtim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, sot zhvilluam një aktivitet përkujtimor me dinjitet të lartë, duke nisur nga fshati Dollogozhdë i Strugës.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, u përulëm me respekt të thellë para veprës dhe sakrificës së veprimtarëve dhe heronjve të kombit, duke bërë homazhe pranë vendprehjes së Nuri Mazari (Komandant Struga), Selman Seferi, Islam Veliu, Refajet Dervishi dhe Nuri Ameti – Capri.

Kujtimi i tyre mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë, si dëshmi e përkushtimit dhe sakrificës për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Lavdi e përjetshme veprës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.

Banner

Related posts

Atdhetari dhe humanisti Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, shembull i përkushtimit ndaj Malësisë dhe trojeve shqiptare

Gjyla Halili

Virginia DMV to open new Williamsburg customer service center

admin

E porositi mos përzihet në zona tjera/ Lloga i përgjigjet Kovaçkit…

Gjyla Halili