
Shoqata Atdhetare “Kosova” ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është zgjedhur kryesia e re që do të udhëheqë aktivitetet e saj në periudhën në vijim.
Kryesia e re përbëhet nga: Agron Marku, Nrec Mirdita, Pjetër Markaj, Gjelosh Marjakaj, Tush Duhanaj, Filip Skeli, Gjergj Krasniqi, Marash Sylaj, Gjon Duhanaj, Marjan Gjetaj dhe Hil Palushaj.
Në kuadër të organizimit të brendshëm, janë caktuar edhe pozitat drejtuese: Kryetar i shoqatës është zgjedhur Nrec Mirdita, nënkryetar Pjetër Markaj, sekretar Tush Duhanaj dhe arkatar Gjergj Krasniqi.
Me këtë rast, anëtarët e shoqatës u kanë uruar suksese drejtuesve të rinj në realizimin e objektivave dhe në shërbim të komunitetit.
Gjatë një darke të organizuar pas mbledhjes, kryetari Nrec Mirdita ndau mirënjohje për përfaqësuesit e kryesisë së kaluar, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në avancimin e veprimtarisë së shoqatës. Mirënjohje u ndanë për Driton Palushi, Petrit Musolli dhe Marash Sylaj.
Në përmbyllje, organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe praninë në këtë ngjarje të rëndësishme.
Ja postimi i plotë:
Shoqata Atdhetare Kosova ka zgjedhur kryesinë e re.
Kryesia e shoqatës do të jetë e përbërë nga:
1. Agron Marku
2. Nrec Mirdita
3. Pjetër Markaj
4. Gjelosh Marjakaj
5. Tush Duhanaj
6. Filip Skeli
7. Gjergj Krasniqi
8. Marash Sylaj
9. Gjon Duhanaj
10. Marjan Gjetaj
11. Hil Palushaj
Pozitat:
Kryetari i shoqatës – Nrec Mirdita
Nënkryetar – Pjetër Markaj
Sekretar – Tush Duhanaj
Arkatar – Gjergj Krasniqi
I urojmë kryesisë së re shumë suksese në punën dhe angazhimet e saj në vazhdim, në shërbim të komunitetit dhe misionit tonë të përbashkët.
Gjatë darkës, Kryetari Nrec Mirdita pati nderin të ndajë mirënjohje për kryesinë e kaluar, për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në arritjen e objektivave të shoqatës.
Mirënjohje u ndanë për:
Driton Palushi
Petrit Musolli
Marash Sylaj
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme!



