AKTUALE

VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

Për vite me radhë, Ministria e Drejtësisë kaloi nga një emër shqiptar te tjetri, por asgjë nuk ndryshoi. Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilen Saliu dhe Krenar Lloga, ky i fundit përfundoi në prehrin e Ali Ahmetit. Pesë ministra. Pesë mandate. Pesë mundësi për ta ndrequr një padrejtësi. Dhe prapë, studentët shqiptarë mbetën jashtë mundësisë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Dokumenti i nënshkruar nga Talat Xhaferi e vulos të vërtetën për përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës. Edhe më rëndë, ky ligj kaloi me badenter, pra edhe me votat e deputetëve shqiptarë të asaj kohe.

E gjithë kjo e zhvesh deri në palcë BDI-në dhe mashtrimin e saj. Në opinion bëjnë patriotin, në institucione votonin dhe firmosnin kundër shqiptarëve.

Kjo është e vërteta që i djeg. Nuk u mungonin postet. Nuk u mungonin votat. Nuk u mungonte koha. U mungonte vetëm vullneti. Sepse për BDI-në, shqiptari ka vlejtur vetëm kur ka sjellë vota e kur ka shërbyer për t’i mbushur xhepat e klikës së vet.

Banner

Related posts

Pendarovski: E vetmja rrugë, garanci për perspektivën tonë dhe shpresën që të rinjtë këtu të kenë sukses dhe të formojnë familje është vetëm rruga perëndimore

Gjyla Halili

Lladrovci: Shtatorja është mirënjohje e falënderim për heroin Tahir Sinani dhe Malësinë e Gjakovës

Gjyla Halili

TALAT XHAFERI KRYEMINISTRI I PARË SHQIPTAR I MAQEDONISË SË VERIUT NË TROPOJË PUTH FLAMURIN KOMBËTAR DHE TË USHTRISË!

Gjyla Halili