AKTUALE

Mexhiti: Projekt i ri infrastrukturor që ndryshon pamjen e Gazi Babës

Kryetari i komunës Çairi, Izet Mexhiti ka njoftuar se në lagjen Gazi Babë po përmbyllet një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që i jep zonës një pamje të re dhe kushte më të mira për banorët.
Sipas tij, është finalizuar asfaltimi i rrugës 157, segment që lidh zonën nga xhamia deri te shkallët në bulevard. Projekti është realizuar nga fillimi dhe përfshin rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim atmosferik funksional, ndriçim publik modern, asfalt cilësor si dhe trotuare të rregulluara për rritjen e sigurisë.

“Ky është një investim që kthehet drejtpërdrejt te qytetari, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke përmirësuar standardin e jetesës,” theksoi Mexhiti.
Vlera e përgjithshme e projektit arrin në rreth 8 milionë denarë, ku 2.8 milionë janë siguruar nga Ministria e Mjedisit për rrjetin e ujësjellësit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 5.2 milionë denarësh është financuar nga Komuna.

Ky investim konsiderohet si pjesë e angazhimeve për zhvillim të vazhdueshëm dhe përmirësim të infrastrukturës urbane në këtë zonë të Shkupit.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti me rastin e 7 prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë: E ardhmja e vendit, rini e shëndoshë dhe aktive

Gjyla Halili

Moti në Kosovë, sot më nxehtë

admin

Ali Ahmeti: Titulli “Doctor Honoris Causa” për Akademik Meidanin janë frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm

Gjyla Halili