
Shkruan:
Taxhudin Hamidi
*Trajtesë hermeneutike
“Për çfarë e pyesin ata njëri-tjetrin?”
عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ
Kuran Kaptina Nebe’:1.
Kaptina Nebe fillon me një pyetje për çfar pyetin!?
Pra pse ata pyesin, kur shumë mirë e dinë se Kurani është libri i Zotit i shpallur Muhamedit Alejhiselam të Dërguarit të fundit.
Pra rreth librit të vërtetë apo rreth një argumenti të vërtetuar dhe të pa luhatshëm dhe rreth fakteve të dëshmuara pyetje parashtrojnë ata individ që nuk besojnë apo posedojnë dyshime për ditën e fundit apo për botën e ahiretit.
Pra ky ajet – verset nga kurani tregon dhe shfaq aftësinë e pyetjeve.
Në fakt kurani tregon se besimtarët dhe intelektualët studjues nuk duhet të frikohen nga pyetjet e pabesimtarëve.
Por ndaj pyetjeve të tyre të dalin me kapacitet të përgaditur dhe me punë reale dhe trijunfues për të dëshmuar rrugën e drejtë të fesë islame dhe për të vërtetuar se Kurani dhe Dita e Gjykimit janë hak pra më se të vërteta.
Kjo pyetje hap edhe një kapitull të rëndësishëm se feja islame nuk anashkalon
apo mbyllë repertoarin
e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Në shumë vende në vokabularin islam përmendet ideolekti mesele apo një mesele.
E tregoi një mesele.
Pra vazhdimisht është hapur tryeza dhe desku për mesele,biseda, diskutime dhe debate.
Prandaj edhe feja islame është quajtur si feja e meseleve pra e pyetjeve , diskutimeve dhe debateve konstruktive.
Asnjëherë feja islame nuk ka mbyllur bisedat dhe institucionin e debativ.
Prandaj edhe ajeti kërkon dhe paralajmëron pyetjen e parashtruar me konotacion miop dhe jo shkencor.
Feja islame nuk dëshiron të humbet koha me pyetjet jo shkollore dhe jo intelektuale dhe humane.
Pyetje të cilat nuk sjellin dobi njerzimit.
Por pyetje të rëndësishme për problemet strukturore të shoqërisë sonë sot.
Të gjithëve por edhe sot ata që nuk besojnë u pengon apo nuk kanë gadishmëri intelektuale të pranojnë jetën pas vdekjes dhe dhënja e llogarisë.
Kjo temë është shumë e vështirë për përgënjeshtruesit.
Mirpo feja islame bazohet në besimin në Allahun xh.sh.dhe në Ditën e Gjykimit.
Ose ata që përgënjeshtrojnë.
Pa bebesimtarët kurejshit vazhdimisht kanë parashtruar pyetje me konotacion defetizmi dhe të kuptimit të paqartësisë.
Prandaj edhe Kurani i sfidon dhe lanson pyetjen e rradhës si një argument para të cilit ata nuk kanë përgjigje.
” Për çfar pyesin ata njëri – tjetrin”.
Pra nuk ekzistojnë nebulozat dhe paqsrtësitë në misionin e Muhamedit
Alejhiselam siç mendonin pabedimtarët.
E kanë gabim ata që pyesin dhe kërkojnë përgjigje për çështjet që nuk u besojnë dhe nuk kanë bindje.
Pra sikur të shkosh tek një mjek nga i cili kërkon ndihmën e shpejtë ndërsa mjeku fare nuk beson smundjen dhe ankesën tënde sepse ti nuk je alivanosur nuk nuk je rrëzuar para syve të tij.
Të mësohemi të presim pyetje dhe të japim përgjogje!
(xhxhxh!)
