AKTUALE

Bujar Osmani: “Gjuha ‘jozyrtare’ në vulat e shtetit? S’kalon!”

Banner

Nënkryetari i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e quan përpjekje për të relativizuar statusin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Osmani akuzon VLEN se po krijon qëllimisht konfuzion për përdorimin e gjuhës, duke përmendur rastet kur ajo cilësohet si “jozyrtare” në vula të institucioneve kryesore të shtetit.

“Gjuha ‘jozyrtare’, sipas VLEN-it, në vulat e institucioneve kryesore të shtetit. Kjo është e papranueshme dhe një tentativë për të shtrembëruar realitetin kushtetues,” ka deklaruar Osmani.

Ai ka shkuar më tej duke paralajmëruar për një agjendë më të thellë politike:
“VLEN-i ka marrë detyrë të krijojë konfuzion për t’ia lehtësuar rrugën planit djallëzor për anulimin e gjuhës. S’kalon!”

Sipas Osmanit, çdo tentativë për të zbehur statusin zyrtar të gjuhës shqipe përbën shkelje të drejtpërdrejtë të ligjeve dhe të rendit kushtetues në Maqedonia e Veriut.

Reagimi i tij vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, një temë që vazhdon të mbetet në qendër të debatit publik.

Banner

Related posts

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë vende-vende të lagështa

admin

Ky është drejtor i ardhshëm i Klinikës për kirurgji të fëmijëve?!

admin

Bajram Rexhepi nga Xhepçishti: 19 Tetori është dita e dinjitetit dhe e llogaridhënies për Tetovën! lajmi ne koment

Gjyla Halili