AKTUALE

Martin Vulaj: Trashëgimia e Kryengritjes së Malësisë na bashkon të gjithëve

Sot, Martin Vulaj, president i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro‑Amerikane, shprehu krenarinë dhe respektin e tij për Kryengritjen e Malësisë, një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Në vitin 1911, bijtë e Malësisë u ngritën me guxim për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare, duke treguar se shpirti shqiptar nuk nënshtrohet.

Vulaj theksoi se nën udhëheqjen e prijësve dhe me mbështetjen e popullit, kjo kryengritje hodhi themelet e rrugës drejt pavarësisë dhe vetëvendosjes, ndërsa flamuri kuqezi i ngritur në Deçiq u bë simbol i bashkimit dhe sakrificës për kombin.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të kujtojnë me mirënjohje sakrificën e heronjve dhe të qëndrojnë të bashkuar, të fortë dhe krenarë për identitetin kombëtar.

Lavdi përjetë heronjve të Malësisë! 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Sot përkujtojmë me krenari dhe respekt Kryengritjen e Malësisë, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Në vitin 1911, bijtë e Malësisë u ngritën me guxim për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare, duke i treguar botës se shpirti shqiptar nuk nënshtrohet.

Nën udhëheqjen e prijësve të vendosur dhe me mbështetjen e popullit, kjo kryengritje hodhi themelet e rrugës drejt pavarësisë dhe vetëvendosjes. Flamuri kuqezi, i ngritur në Deçiq, u bë simbol i bashkimit dhe sakrificës për kombin.

Le të kujtojmë sot me mirënjohje të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë që ne gëzojmë sot. Trashëgimia e tyre na obligon të qëndrojmë të bashkuar, të fortë dhe krenarë për identitetin tonë.

Lavdi përjetë heronjve të Malësisë! 🇦🇱

Banner

Related posts

Mbahet sot Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor në Londër, merr pjesë edhe Kurti

Gjyla Halili

Rama publikon orën dhe vendin e takimit me shqiptarët në Athinë

Gjyla Halili

Kocevski: Prokuroria publike do të formojë lëndë për të gjitha denoncimet

Gjyla Halili