
Më 31 mars të vitit 2000, në Qytetin e Gjilanit, u mbajt njëri nga manifestimet më të madha gjithëpopullore në nderim të ngjarjeve të lavdishme të vitit 1981!
Manifestimi Gjithëpopullor i mbajtur në kryeqendren e Anamoravës në Gjilan, nuk ishte vetëm përkujtim historik, por një rikthim i gjallë i frymës së organizimit, sakrificës dhe idealit që për dekada me radhë mbajti gjallë aspiratën e luftës për liri, çlirim e pavarësi te Kosovës nga Serbia pushtuese!
Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, ishin kthesa e madhe, ato shënuan fillimin e një etape të re të luftës së popullit shqiptar, ku rezistenca e organizuar mori hov edhe më të madh, u rrit vetëdija politike e masave të gjëra popullore dhe u shtua në përmasa të mëdha guximi për të marshuar përpara drejt fitoreve të reja kundër klikës titiste e Serbisë pushtuese!
Në nderim të Vitit të Madh 1981, në Manifestimin Gjithpopullor të mbajtur në Gjilan ka mbajtur fjalim atdhetari e ptrioti i shquar, Udhëheqësi i madh kombëtar, ish-Sekretari Politik i GMLK-së, ish – i burgosuri politik i denuar me 12 vjet burg, ish – Deputeti i vitit 1992 i Kuvendit të Kosovës, ish -anëtari i udhëheqjes së LDK-së e i LBD-së, ish – anëtari i Delegacionit historik të Kosovës në Rambuje e i shumë organizimeve dhe ngjarjeve të shënuara, i papërsëritshmi Mehmet Hajrizi!
Në fjalimin e tij në atë Manifestim Gjithëpopullor në Gjilan, Mehmet Hajrizi nuk u ndal vetëm te kujtimet, por Ai solli edhe përvojën konkrete të organizimit ilegal, fryt i të cilave ishte edhe viti i lavdishëm i vitit 1981 dhe i viteve të mëdha që pasuan më vonë!
Ai në fjalimin e Tij theksoi se asgjë nuk ishte e rastësishme, por u arrit me sakrificë, me përgatitje, me guxim dhe me një disiplinë të hekurt morale e organizative, të veprimtarëve të mëdhenj e të devotshëm, shumë nga të cilët derdhën gjak e ranë në luftë për liri e çlirim nga pushtuesit serb!
Ajo përvojë ilegale dhe vazhdimi i luftës për liri i të gjitha grupeve dhe levizjeve e partive ilegale politike patriotike, sipas Tij, ishin baza mbi të cilën më vonë u ngritën strukturat e armatosura të rezistencës, që kulmuan me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
UÇK-ja nuk lindi rastësisht, por ishte fryt i një rruge të gjatë përgatitore, i një vazhdimësi të drejtpërdrejtë e përpjekjeve ilegale, sakrificave të panumërta dhe e organizimit të kujdesshëm ndër vite!
Manifestimi Gjithëpopullor në Gjilan, me fjalimin historik të Udhëheqësit Mehmet Hajrizit, mori një dimension edhe më të thellë!
Shefi politik i GMLK-së, Mehmet Hajrizi në atë fjalim historik, lidhi tri etapa të rëndësishme të historisë sonë!
Shpërthimin gjithëpopullor të vitit 1981!
Organizimin ilegal të viteve që e sollën vitin e madh dhe të viteve që e pasuan!
Luftën e armatosur çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja!
Mësuesi i madh i luftës së organizuar ilegale Mehmet Hajrizi, e pati nënvizuar fuqishëm, se pa disiplinën, përkushtimin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të organizimit ilegal, nuk do të ishte e mundur që një popull i tërë të arrinte të organizohej deri në nivelin e një lufte të armatosur çlirimtare të suksesshme!
Në fjalimin e Tij historik para masës qindra e mijëra shqiptarëve nga Gjilani e Anamorava, dhe nga vise të ndryshme të Kosovës dhe Viseve të saja në ish-Jugosllavi dhe nga Shqipëria e nga diaspora, dha një mesazh të qartë për brezat e rinj!
Ua kujtoi se liria nuk është rezultat vetëm i një momenti historik, por i një procesi të gjatë, ku çdo brez barti barrën dhe përgjegjësinë e vet!
Ai i ftoi të rinjtë e të rejat që të mësojnë nga përvoja e organizimit, nga serioziteti, uniteti dhe besimi që e karakterizonte atë kohë dhe t’i aplikojnë këto vlera në ndërtimin e shtetit të Kosovës!
Në fjalimin e Tij që për fat të keq nuk ka mbetur i inqizuar, sepse sapo kishim daluar nga lufta dhe nuk kishte teknologji të përsosur ose në tv të ndryshme janë transmetuar fjalimet e nuk janë ruajtur, apo thënë shkurtë unë si organizatori i atij Manifestimi Gjithëpopullor nuk i kam, e ndoshta ndokush edhe mund t’i ketë, por Mehmet Hajrizi përpara mijëra të të pranishmëve, riafirmoi se rruga nga demonstratat e vitit 1981, përmes organizimit ilegal e legal, deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën një tërësi të pandarë, një histori që dëshmon se liria fitohet me përkushtim të jashtëzakonshëm, me sakrifica të mëdha dhe organizim të palëkundur!
Fjalimi i përsonalitetit të madh politik dhe figurës së shquar kombëtare Mehmet Hajrizi në Gjilan në Nderim të Ngjarjeve të Vitit 1981, do të mbtetet i shënuar me shkronja të arta të historisë!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Mars 2026!
