AKTUALE

40 avancime në Regjistrin Qendror. 0 për shqiptarët.

REAGIM

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron këtë zhvillim si një shkelje të rëndë të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe një alarm serioz për mënyrën se si po trajtohen shqiptarët në institucionet shtetërore.

Në një institucion publik ku janë realizuar 40 avancime, fakti që asnjë shqiptar nuk është avancuar tregon qartë se përfaqësimi nuk është më standard, por është bërë përjashtim.

VLEN-i, si pjesë e qeverisë, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë gjendje.

Ndërkohë që të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen, ata kanë zgjedhur të heshtin.

BDI kërkon sqarim të menjëhershëm për kriteret dhe procedurat e këtyre avancimeve, si dhe marrjen e masave konkrete për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë.

Shqiptarët nuk mund të trajtohen si të padukshëm në institucionet e këtij shteti.

Banner

Related posts

Deputeti Haxhiu: Kurti ia shtron tepihun e kuq Mickoskit që përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së

Gjyla Halili

Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12.5 milionë euro,3 355 aplikime përkatëse

admin

Komuna e Çairit jep mijëra euro për kafiterinë në pronë të zëvendësministres Kaltrina Zekolli Shaqiri, pa shpallje publike dhe transparencë

Gjyla Halili