AKTUALE

Skandal në Gjykatën e Tetovës: Rifillon nga pika zero gjyqi për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës

Procesi gjyqësor për parregullsitë e pretenduara gjatë ndërtimit të objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës ka rifilluar formalisht nga pika zero.

Kjo rinisje erdhi si pasojë e kalimit të afatit ligjor prej 90 ditësh nga seanca e fundit, gjë që detyroi palët të pajtohen për riprodhimin e procesverbaleve të deritanishme në mënyrë që gjykimi të mund të vazhdonte ligjërisht. Fokus kryesor i seancës ishte dëgjimi i dëshmive të ekspertëve të propozuar nga mbrojtja e kompanisë “Urban Plan Construction”.

Para trupit gjykues dëshmoi arkitektja Dushanka Popova, e cila sqaroi raportet midis sasive të materialeve ndërtimore të përdorura dhe vlerës së tyre të faturuar. Pas saj, Jane Demjanski nga Instituti për Ekspertizë dha vlerësimet e tij mbi menaxhimin financiar dhe kontabël të projektit, dëshmi për të cilën prokuroria nuk shfaqi interes për pyetje shtesë.
Ky rast përfshin katër persona të akuzuar, duke filluar nga pronari i kompanisë ndërtuese Sejdi Shasivari, ish-drejtuesit e Qendrës për Kulturë në Tetovë, Haki Fazliu dhe Artan Arslani, si dhe inxhinierin mbikëqyrës Bajram Muça. Ata ngarkohen për vepra që lidhen me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe parregullsi në prokurimet publike gjatë periudhës 2015–2020.

Edhe pse procesi ka nisur vite më parë, të akuzuarit vazhdojnë të mbrohen në liri duke mohuar fajësinë. Seanca e radhës, ku do të vijojë prezantimi i provave nga mbrojtja, është caktuar për më 20 prill 2026.

Banner

Related posts

Ndryshimet kushtetuese janë çështje teknike, tashmë në Kushtetutë keni duzinë pakicash, thotë diplomati francez Fushe

admin

Minimalizëm që kombinon të kontrastet: Banjat bardhë e zi që nuk do të dalin kurrë nga moda

admin

Mickoski: Pres që të fitojmë afër 61 deputetë

Gjyla Halili