AKTUALE

BDI konsolidon strukturat në Tetovë, Adnan Jahja merr drejtimin e Nëndegës Gam Gam

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, sonte u mbajt Kuvendi zgjedhor i Nëndegës Gam Gam, një nga lagjet më ikonike të kasabasë së vjetër të Tetovës.

Në kuadër të këtij kuvendi, për kryetar të Nëndegës Gam Gam u zgjodh Adnan Jahja, stomatolog dhe i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e përfshirjes së kuadrove profesioniste dhe njerëzve me integritet, të cilët gëzojnë respekt në komunitet, me qëllim forcimin e strukturave dhe rritjen e angazhimit politik në qytet.

U theksua se me energji të re dhe organizim më të fortë, strukturat do të punojnë për ta rikthyer zërin dhe dinjitetin e Tetovës në vendin që meriton.

Të pranishmit uruan kryetarin e sapozgjedhur dhe ekipin e ri për përgjegjësinë e marrë, duke shprehur gatishmëri për angazhim të përbashkët në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të Tetovës.

Ja postimi plotë:

Sonte mbajtëm Kuvendin zgjedhor të Nëndegës Gam Gam, një nga lagjet më ikonike të kasabasë së vjetër të Tetovës.

Kryetar u zgjodh Adnan Jahja, stomatolog, i punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë. Me kuadro profesioniste, njerëz me integritet dhe të respektuar në komunitet, do të ndërtojmë një strukturë më të fortë dhe një energji të re politike që do ta rikthejë zërin dhe dinjitetin e Tetovës në vendin që meriton!

Banner

Related posts

Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë- Rostushë, jashtë garës për shkak të mungesës së censusit

Gjyla Halili

Zgjedhjet, Kovaçevski: Do të bisedojmë për lista të përbashkëta

Gjyla Halili

TEC Osllome/ Bdi dega Kërçovë: Qeveria pa legjitimitet dikur bllokonte rrugët, sot hesht

Gjyla Halili