AKTUALE

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve” – Zef Berishaj përkujton Epopenë heroike të UÇK-së

Banner

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, përkujtoi sot Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjes Jashari.

Berishaj theksoi rëndësinë e transmetimit të historisë tek brezat e rinj dhe kujtoi se liria e sotme është fryt i guximit dhe sakrificave të mëdha. Ai bëri thirrje për reflektim, krenari dhe unitet, duke nënvizuar vlerat e lirisë, dinjitetit dhe dashurisë për atdheun.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Lavdi Epopesë së UÇK-së!” përfundoi Berishaj.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar bashkëkombas , motra dhe vëllezër,

Sot perkujtojmë me nderim të thellë Epopenë e UÇK-së, një nga momentet më të lavdishme dhe më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e kujtojmë vetëm si një ngjarje historike, por si një simbol të qëndresës, sakrificës dhe dashurisë së pakufishme për lirinë.

Në këto ditë të shenjta kujtese, ne përulemi me respekt para veprës dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, të cilët me guxim dhe vendosmëri u ngritën për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e popullit tonë për të jetuar të lirë në tokën e vet. Epopenë e UÇK-së e bëjnë të pavdekshme heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë luftëtarëve që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Si kryetar i organizatës “Jehona e Malësisë”, ndiej një përgjegjësi të veçantë që kjo histori e lavdishme të ruhet dhe të përcillet tek brezat e rinj. Ne duhet të kujtojmë gjithmonë se liria që gëzojmë sot është fryt i sakrificave të mëdha dhe i gjakut të derdhur për atdheun.

Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi, krenarie dhe uniteti për të gjithë ne. Të nderojmë të rënët duke ruajtur vlerat për të cilat ata luftuan: lirinë, dinjitetin, solidaritetin dhe dashurinë për atdheun.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Lavdi Epopesë së UÇK-së!

Banner

Related posts

Haradinaj pret Ali Ahmetin, flasin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

BDI: Kërkesë urgjente për dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme

Gjyla Halili

Fronti Europian nesër vazhdon vizitat në vendbanimet e Likovës dhe Kumanovës

Gjyla Halili