AKTUALE

Ali Ahmeti: Solidaritet i plotë me SHBA-në dhe mbështetje për paqen dhe sigurinë globale

Banner

Shkup – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur qëndrimin e tij të qartë dhe të palëkundur në mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se në kohë sfidash për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare, solidariteti me aleatët strategjikë është thelbësor.

Sipas Ahmetit, aleanca me SHBA-në nuk përbën thjesht një orientim diplomatik, por një përcaktim strategjik dhe vleror. Ai theksoi se kjo është zgjedhja për të qëndruar në anën e demokracisë, lirive themelore, shtetit të së drejtës dhe përgjegjësisë ndërkombëtare.

“Populli shqiptar e di mirë çfarë do të thotë mbështetja amerikane në momentet vendimtare të historisë sonë. Prandaj edhe sot qëndrojmë përkrah partnerit tonë më të madh strategjik”, theksoi Ahmeti.

Duke iu referuar zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Ahmeti vlerësoi se sulmet dhe aktet destabilizuese të Iranit, që cenojnë sigurinë e vendeve të Gjirit dhe kërcënojnë paqen në rajon, nuk i shërbejnë stabilitetit dhe zhvillimit. Ai shtoi se siguria në Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme mbetet një interes global, i lidhur ngushtë me stabilitetin energjetik, lirinë e qarkullimit dhe luftën kundër terrorizmit.

Në këtë kontekst, Ahmeti nënvizoi se roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm si garant i ekuilibrave dhe faktor stabiliteti ndërkombëtar.
Në përfundim, ai riafirmoi se shqiptarët kanë zgjedhur qartë rrugën euroatlantike, duke qenë pjesë e komunitetit të vlerave perëndimore dhe kontribuues aktiv në paqen dhe sigurinë kolektive.

Banner

Related posts

Zgjedhjet e parakohshme: Zgjidhje për krizën e legjitimitetit dhe parakusht për mirëqenien ekonomike

Gjyla Halili

Deputetja Arta Bilalli-Zendeli zgjidhet Raportuese e KE-së për eliminimin e të gjitha formave të përndjekjes religjioze

admin

“Dedo Mrazat” e rrejshëm sot në Qeverinë e RMV-së!

Gjyla Halili