AKTUALE

El Hilal organizon iftarin tradicional të Ramazanit në Shkup

Banner

Shoqata humanitare El Hilal ka nisur mbrëmë organizimin e iftareve tradicionale të Ramazanit në Shkup, ku në një atmosferë solidariteti dhe bashkimi u mblodhën kategori të ndryshme të shoqërisë.Sipas organizatorëve, në këto sofra të Ramazanit do të marrin pjesë studentë, jetimë, familje të veteranëve dhe dëshmorëve të luftës, arsimtarë, vullnetarë dhe aktivistë të shoqatës, hoxhallarë të dalluar si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.Në mbrëmjen e parë ishin të pranishëm edhe disa studentë bursistë, të cilëve iu dorëzua kësti i dytë i bursave për vitin akademik 2025–2026. Nga shoqata u theksua se mbështetja e arsimit dhe përkujdesja ndaj të rinjve mbetet prioritet i vazhdueshëm në veprimtarinë e tyre.Gjithashtu, pjesë e iftarit ishin edhe disa familje të jetimëve, të cilat vazhdojnë të jenë në fokus të mbështetjes dhe ndihmës së organizatës.Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë edhe fjalën e atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Mustafa Bodur, i cili foli për rëndësinë e bamirësisë si vlerë thelbësore në traditën islame, duke sjellë shembuj nga periudha e të Dërguarit Muhamed (a.s.) dhe përkrahja që u jepej nxënësve për arsimim.Nga El Hilal u bë e ditur se iftarët do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim forcimin e solidaritetit dhe përkrahjes ndaj kategorive në nevojë.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: “Sot nderuam emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova me emërimin e një prej rrugëve më të vjetra pranë Kalasë së Shkupit”

admin

Arrestohet 43-vjeçari në Tetovë: Voziste veturën ndonëse kishte ndalim aktiv, policia ia sekuestron veturën

Gjyla Halili

Grubi: Pavarësia e Kosovës, drejtësi e vendosur në vend, triumf i një kauze të pastër për liri

Gjyla Halili