AKTUALE

WFD dhe DPTIZ: Fokus në investimet e diasporës

Banner

Në kuadër të zbatimit të programit „Qasje sistemike ndaj migracionit qarkullues dhe investimeve ekonomike“, i mbështetur nga Suedia, drejtori Goce Dimovski zhvilloi takim me Petar Trajkov dhe Stefanie Spirovska, menaxherë programi në Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD).

Takimi përfshiu diskutime mbi mbështetjen dhe zhvillimin e potencialit për riinvestimin e diasporës në vend, përkatësisht brenda zonave.
Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e krijimit të mekanizmave të qëndrueshëm për lidhjen e diasporës me ekonominë vendore, duke vënë theks të veçantë në krijimin e kushteve të favorshme për riinvestim, transferimin e njohurive dhe aftësive, si dhe nxitjen e partneriteteve afatgjata.

Ai theksoi se Drejtoria e ZNVZ-ve (Zonave të Zhvillimit Industrial dhe Teknologjik), në bashkëpunim me Qeverinë, punon aktivisht për krijimin e kushteve të favorshme për të gjithë investitorët dhe se pikërisht këto zona përfaqësojnë një platformë konkrete dhe të sigurt për realizimin e iniciativave të tilla.

Nga ana e Petar Trajkov dhe Stefanie Spirovska u shpreh kënaqësi për takimin, me pritshmëri për një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Ata theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, me qëllim krijimin e një kornize të qëndrueshme që do të mundësojë efekte afatgjata në zhvillimin ekonomik dhe shfrytëzim më të mirë të potencialit të diasporës.

Përndryshe, Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) është një organizatë udhëheqëse për mbështetjen e demokracisë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila punon për forcimin e qeverisjes demokratike në mbarë botën përmes programeve, ekspertizës dhe hulumtimeve.

Banner

Related posts

Marrëveshja “Bechtel dhe Enka” do të prezantohet vetëm para deputetëve me certifikata sigurie

admin

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar

Gjyla Halili

Agim Nuhiu takon kryetarin e komunës San Demetrio ne’Vestini në Itali z. Antonio Di Bartolomeo!

Gjyla Halili