AKTUALE

Shkup / Arrestohet një banor i Shkupit dhe një i Tetovës për marihuanë!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në dy raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë kapur marihuanë, përcjell TV21. Sipas Policisë, është arrestuar një banor i Shkupit dhe një tjetër banorë i Tetovës.

“Më 26.01.2026, rreth orës 15:30, në bulevardin “Ilinden” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria N.A. (37) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dy çanta udhëtimi, në të cilat kishte marihuanë. Më 27.01.2026, rreth orës 00:10, në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria E.H. (21) nga Tetova, pasi tek ai u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Çairi mori mbështetje për kontejnerë nëntokësor në rrugën “Metodija Mitevski”

Gjyla Halili

Oda Ekonomike: Sistemi arsimor duhet të ndryshoj

Gjyla Halili

Ganiu: Grubin nuk e votojnë as në lagjen e tij

admin