Stema e Lëvizjes Popullore të Kosovës -LPK, është aprovuar në njërën nga mbledhjet e Kryesisë së Lëvizjes në vitin 2000, në të cilën mbledhje kam prezentuar edhe unë Ismet Sylejmani, dhe si anëtar i Kryesisë, kamë votuar për këtë variant!
FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE
e ka këtë shpjegim për stemën!
STEMË f.
Shenjë dalluese me figura simbolike që përfaqëson një shtet, një qytet, një parti, një familje etj. dhe që përdoret në vulat, në mbishkrimet zyrtare, në monedhat etj.
Stema shtetërore.
Stema dhe flamuri.
Stema e një familjeje feudale.
Stema mbi shqyt.
Vulë me stemë.
Letër me stemë.
Tabelë me stemë!
Dielli në sfond dhe spiralja progresive anash, janë dy shenjat shoqëruese të stemës së LPK-së!
Kjo stemë e famshme, e aprovuar pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova u bë llogoja qëndrore e LPK-së!
Kjo stemë në 40 vjetorin e themelimit të Lëvizjes, është bërë emblema më e dashur e cila në formë mirënjohjeje individuale dhe pllakash muri, po vazhdon duke u dorëzuar te çdo veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe duke u vendosur në çdo shtëpi atdhetare, të cilat ishin baza dhe qerdhe të luftës për liri e pavarësi të Kosovës, të LPK-së, të UÇK-së, të UÇPMB-së e të UÇKombëtare!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Shkurt 2023!