AKTUALE

VARRIMI MË I MADH HISTORIK NË GJILAN PARA LUFTËS ISHTE AI I HERONJËVE  REXHEP MALAJ  DHE NUHI BERISHA

Më 13 Janar 1984 në Gjilan, është zhvilluar njëri prej varrimeve më domethënëse, janë varrosur në varrimin më historik para luftës së UÇK-së, Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha!

Historia dëshmon se pasditja e vonshme bashkë me mbrëmjen dhe tërë naten e 11 Janarit, por edhe mëngjesi i 12 Janarit 1984, ishin datat historike në të cilat luftuan dhe ranë heroikisht të mëdhenjtë e luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese, Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha!

Tërë ditën e 12 Janarit trupat e Heronjëve të Kombit janë mbajtur në lokalet e UDB-së dhe në morgun e Spitalit në Prishtinë!

Për t’i tërhequr trupat e pa jetë të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, në Prishtinë nga Gjilani dhe Kamenica kishin shkuar:
Babai i Nuhi Berishës – Rexhep Berisha,
Bashkëshortja e Rexhep Malajt -Hanife Malaj,
Vëllau i Kadri Zekës – Shaip Zeka,
Vëllau i Hanifes – Nazim Limani,
Bashkëshortja e Vëllaut të Hanifes – Nazmije Limani
Ramadan Dermaku – nip i familjes Malaj,
Shyhrete Malaj – familjare e Rexhep Malajt,
Ramadan Malaj – familjar i Rexhep Malajt,
Agim Bahtijari – nip i Rexhep Malajt,
Isa Bahtijari – mik i familjes së Rexhep Malajt,
Rahim Rudhani – sternip i familjes Malaj!

Pas nisjes së trupave të pajete të luftëtarëve të lirisë, Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha nga Prishtina për në Gjilan, një grup prej katër vetash dhe konkretisht Hanife Malaj, Shyhrete Malaj, Agim dhe Isa Bahtijari janë ndalur me ble kurora!

Varrimi në Gjilan i Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, është zhvilluar me rrethim të ashpër dhe mbikqyrje të plotë policore!
Inspektorët shqiptar dhe serb të UDB-së kanë luajtur rrol bllokues dhe kanë etikaetuar pjesmarrësit në varrim!
Nuk janë lejuar të varrosen afër njëri tjetrit!
Janë varrosur largë njëri tjetrit në distancë 400 m!
Njëri afër rrugës e tjetri mbi varrezat serbe!
Fjalime mortore nuk janë lejur të mbahen!
Ceremoni fetare nuk është lejuar të zhvillohet!
Kunorat nuk janë lejuar të vendosen!
Pas varrimit, shumë pjesmarrës të varrimit janë burgosur dhe janë torturuar mizorisht!
Janë thirrur në biseda informative në lokalet e UDB-së dhe janë kercnuar e janë detyruar të largohen nga Kosova!
Varrimi i Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, ishte dhe mbetet njeri prej varrimeve nga më të veçantat dhe historike jo vetëm në Gjilan por edhe më gjërë në tërë Kosovën dhe viset e saj!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Janar 2026!

Related posts

Myftiu i Tetovës Dr. Xhemaili viziton paralelen speciale në shkollën Liria- Tetovë

Gjyla Halili

Lajçak: Më vjen mirë që u bënë hapa për shtensionim të situatës

admin

Osmani në Këshillin e Atlantikut në Uashington: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane

admin