OPINIONE

INKONTINENCA  ARSYETIM  NGA JURISPRODENCA E SHERIATIT ISLAMIK

Shkruan: Taxhudin Hamidi

“ … dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.. .”(Kuran, al Haxh, 78)

Transmetohet se Muahmedi (aljhiselam ) ka ndaluar të zhvillohet namazi i një individi me inkontinencë – pra mosmbajtja e pavullnetshme e urinës.
Prezenca dhe qëndrimi në hapsirat dhe salla e xhamisë në këtë gjednje me inkontinencë paraqet frikë dhe shqetësim psikologjik për individin .
Pradaj edhe fikhu islam ka parashikuar lehtësiem për këta individ me diagnozë të inkontinencës -pavullnetshmërisë urinare por edhe me infeksione të veshkës dhe fshikëzës.
Janë komplikime të vështira të cilat kërkojnë trajtim mjesksorë të menjëhershëm prandaj edhe kjo temë dëshiron të i qetsojë dhe stabilizojë shumë besimatrë që kanë brenga rreth vonesës së namazit .
Pra abdesti është kushti kryesor i namazit.
Farzet -kushtet e Abdestit janë katër:
-larja e fytyrës;
-larja e duarëve deri mbi byryl,
-mes’hi apo kalimi me dorë të lagët ¼ e kokës dhe
-larja e këmbëve deri mbi nyje.

Në xhami, individi hynë dhe qëndronë vetëm se me abdest dhe me qëllim për namazi.
Abdesti merret për të gjitha llojete namazeve ( namaz farz , namaz nafile, namz i të vdekurit si dhe për leximin e kuranit ).
Rregulli fetarë dhe i prerë për të qenë namazi i pranuar dhe i kompletuar (sahih) sipas kushteve të namazit konsidrojhet para se të fillojmë me namaz është abdesti, pastaj fillojnë edhe kushtet e tjera të namazit .
Padyshim se hyrja në xhami është obligim për të kryer faljen e namazit por me abdest me qëllim për të falur kohrtat e namazit .
Nuk lejohet që individi të futet në xhami dhe ende pa mos u falur namazi përkatës të dal apo të lëshojë hapsirat – sallën e xhamisë.
Nëse individi detyrohet të dal nga xhamia nga ndonjë nevojë biologjike, fizike apo shkelje të rregullave të abdestit me shakas apo pa shkas në këtë moment i lejohet të largohen nga xhamia ende pa mos e falur namazin përkatës.
Mirpo kemi edhe një kategori që e njehë jurisprodenca e fikhut në lidhje me qëndrimin e individit në xhami.
Individi i cili me arsyetim (nga rregullat e fikhut ) i lejohet të hyjë i fundit dhe të largohet i pari nga xhamia.
Këta janë individ të caktuar me inkontinencë apo infektim urinar të fshikëzës apo njeriu në pamundësi për të kontrrolluar urinimin apo paraqitja e dëshirës për urinim (në forma të pa dëshiruara).
Profeti islam ka thënë:
“ Pastërtia është pjesë e imanit ”.
Këta persona me inkontinencë pra me pavullnetshmëri të urines apo me dëshirë të pa kontrolluar të urines rregullat e sheriatit kanë paraparë paragraf të posaçëm për relaizimin e namazit të tyre me xhemat apo në hapsirat e xhamisë.
Gjithsesi, këtyre personave (nga dy gjinitë) nuk u lejohet të hynë në xhami para se të thirrë Ezani (thirrja për vaktin e namazit ) i cili cakton kohën-vaktin e namazit .
Por në këtë rast, merr abdest, pas hyrjes së kohës së namzit.
Mirpo duhet të sqarohet edhe çështja e atyre që realizojnë namazin në shtëpi apo në vend pune.
Edhe për këta vlenë rregulli i njëjtë , nëse vuajnë nga inkontinenca pavullnetshmëria e gjendjes fiziologjike do të presin thirrjen e Ezanit dhe më pas do të marrin abdest për vaktin-kohën e namazit përkatës, dhe me ate abdest do të falin vetëm një namaz.
Me këtë abdest nuk i lejohet të falë edhe namazin që vinë pas.
Por me thirjen e Ezanit për çdo namaz do të merrë abdest të ri pra përsëritet abdesti.

Ndërsa vlefshmëria e këtij abdesti vazhdonë deri në hyrjen e kohës së namzit tjetër.
Sipas Medhhebit Hanefi dhe Hanbeli me këtë abdest i lejohet të falë edhe nafile deri te koha e namzit në vijim (që vjen pas).
Me hyrjen e çdo vakti merr abdest !
Kohëzgjatja e këtij abdesti humbë fuqinë me paraqitjen e kohës tjetër të namazit (pra Ezanit).
Me thirrjen e ezanit personi humb edhe abdesin nga vakti -namazi paraprak.
Kjo mënyrë i nevojitet që të fitojë nga koha e tij e shtrenjtë, që të mundet të falë namazin me xhemat dhe më pastaj të largohet nga salla e xhamisë (duk mos u vërejtur nga shoqëria e xhematit ).
Gjendja e tij shëndetsore e detyron të mos vënohet shumë në hapsirat e xhamisë.
Në këtë gjendje arsyetohet vonesa e personit në xhami si dhe arsyetohet edhe largimi i personit nga xhamia më herët nëse për këtë detyrohet nga diagnoza me inkonstinencë dhe infektime urinare.
Individi i cili në këtë gjendje ushtronë faljen e namazit, dijetarët islam konkludojnë se ka fituar shkallën dhe meritën e duhur të sevapeve me 27 derexhe (sikur me qëndruar me shoqërinë e xhematit deri në fund pra me arsyetim shëndetsorë.
Në këtë mënyrë personi me abdest arrinë të kontrollojë gjendjen e tij inkonstinentare apo me infeksione urinare në vazhdimësi pra çdo hyrje të vaktit-kohe të namzit.
Kjo gjendje tek individi me këtë problem shëndetsorë shkakton vështirësi dhe detyrime shtesë për individin në fajlë.

( xhxhxh!)

Related posts

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

Gjyla Halili

ME DIRIGJENTIN E FAMSHËM NGA GJILANI PROF. IZET KALLABA

Gjyla Halili

ATY KU ËSHTË INTERESI I PËRGJITHSHËM  ËSHTË EDHE LIGJI I KRIJUESIT TË GJITHËSISË

Gjyla Halili