AKTUALE

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Banner

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim në kujtesë se variantet që po përpiqen t’i ndjekin janë modele që dëshmojnë divergjencat e tyre, dhe se këto modele që pretendojnë janë të njohura në gjeografinë tonë: në ish-Jugosllavinë e pas Titos dhe në Bosnjën aktuale.
Dallimi kryesor mes këtyre dy modeleve qëndron në kontekstin historik dhe funksionin politik. Modeli jugosllav ishte një zgjidhje e përkohshme për mungesën e një figure unifikuese pas Titos, ndërsa modeli boshnjak është një konstrukt i imponuar ndërkombëtarisht për të parandaluar konfliktin. Megjithatë, të dy kanë një emërues të përbashkët: PAAFTËSINË PËR TË GJENERUAR VENDIMMARRJE EFEKTIVE DHE VIZION AFATGJATË.
VLEN-i duhet të shërbehet vetëm nga modele të dëshmuara perëndimore, duke pretenduar të mbështetet në kapacitete demokratike e jo klanore apo egocentrike. Përndryshe, le ta përfundojnë këtë keqtrajtim publik duke qëndruar në subjektet ekzistuese: LD, LB, AAA dhe VV pasi nuk ka asgjë të keqe që të vazhdojnë të funksionojnë edhe si koalicion.

Banner

Related posts

Borë në Mavrovë dhe Krushevë dhe në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë

Gjyla Halili

Escobar: Kurti duhet të bindet pak më shumë për planin trepikësh të BE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

admin

“Peshon rëndë vula e Aleancës, Arbën” – Ziadin Sela i kërkon Arben Taravarit të dorëzohet

Gjyla Halili