AKTUALE

Ljupço Nikollovski: Programi IPARD zyrtarisht i pezulluar në Maqedoninë

Ish-ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka konfirmuar pezullimin e pagesave nga programi IPARD për Maqedoninë e Veriut, për një afat të pacaktuar.
Në këtë drejtim, deputeti aktual dhe opozitari nga LSDM ka bashkëngjitur edhe një link që çon te informacioni përkatës.
“Ka kaluar më shumë se një muaj që kur ofrova ndihmë, ide konkrete dhe zgjidhje për të shmangur këtë skenar.

Nuk dëgjuan, nuk punuan dhe ja ku është çmimi.
Në vend të punës, morëm fshehje, gënjeshtra dhe defokusim. Dhe ja pasoja: programi më i rëndësishëm evropian për zhvillimin e bujqësisë është ndalur, ndërsa bujqit dhe kompanitë që prej muajsh presin investime, mbeten duarbosh, me shpresën e vetme se do të vijnë kohë më të mira, sepse nga kjo qeveri është e qartë se nuk ka për çfarë të shpresohet,” ka shkruar Nikollovski.
Programi IPARD, përmes të cilit ndaheshin grante për bujqësinë dhe zhvillimin rural, është pezulluar pas arrestimit të drejtorit të Agjencisë për Pagesa në Bujqësi.

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE akuza ndaj Grubit dhe Kovaçevskit: Me flamur të BE-së përhapin krimin dhe vjedhin popullin

admin

NATA E KADRIT – NATË E PRANIMIT TË LUTJEVE

Gjyla Halili

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”, Kuvendi mban seancë solmene

Gjyla Halili