AKTUALE

Isen Shabani: Mbështetja e madhe e qytetarëve konfirmon rrugëtimin drejt fitores në Vrapçisht

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, deklaroi se mbështetja e fuqishme dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve në aktivitetin e mbrëmshëm konfirmojnë besimin e madh që qytetarët kanë në vizionin dhe programin e AKI-së.

“Sonte u konfirmua ajo që e ndiejmë çdo ditë në terren – energji pozitive, unitet dhe besim i palëkundur. Ky është një sinjal i qartë se qytetarët e Vrapçishtit janë të vendosur për ndryshim dhe zhvillim,” u shpreh Shabani.

Ai theksoi se ky mobilizim qytetar shënon fillimin e një rrugëtimi serioz dhe të vendosur drejt fitores, duke nënvizuar se AKI do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve, të dëgjojë shqetësimet e tyre dhe të punojë për zgjidhje konkrete.

“Ky unitet është dëshmi se besimi është i madh dhe se fitorja po vjen. Bashkë do ta ndërtojmë Vrapçishtin që duam,” përfundoi kandidati i AKI-së, Isen Shabani.

Ja postimi i plotë:

Sonte u konfirmua ajo që ndjehet çdo ditë në terren: mbështetje e madhe, energji pozitive dhe besim i palëkundur. Me një pjesëmarrje masive dhe mbështetje të fuqishme të qytetarëve, nisi rrugëtimi ynë drejt Fitores së Madhe. Ky unitet është dëshmi e qartë se besimi është i madh dhe fitorja po vjen. 🤝🏻

#BASHKË #AleancaKombëtarepërIntegrim

Banner

Related posts

Zbulohet rrjet kontrabande: Dogana kap mallra të falsifikuara dhe automjet të përshtatur për fshehjen e tyre

Gjyla Halili

ALI AHMETI, NJË FIGURË ME ADN-nënë MË GJITHPËRFSHIRËSE KOMBËTARE E POLITIKE

Gjyla Halili

Ali Ahmeti homazhe dhe kurora lulesh për dëshmorët e atdheut Beqir Limani dhe Ruzhdi Veliu

Gjyla Halili