Kryetari i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan, Tony Gojçaj, ka përcjellë urimet më të përzemërta për bashkëvendësin Zef Berishaj, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Shoqatës “Jehona e Malësisë” për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.
Në mesazhin e tij, z. Gojçaj vlerëson angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të Zef Berishajt dhe thekson se Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan do të vazhdojë ta mbështesë Shoqatën “Jehona e Malësisë” në çdo nismë që i shërben komunitetit dhe vendlindjes.
“Të bashkuar, shkojmë më larg”, thuhet në mesazhin e urimit.
Ja postimi plotë:
Në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan, përcjell urimet më të përzemërta bashkëvendësit tonë të nderuar Zef Berishaj, për zgjedhjen e tij në krye të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.
Kjo zgjedhje është një vlerësim për përkushtimin, punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të Zefit në shërbim të komunitetit tonë dhe çështjeve kombëtare. Shoqata “Jehona e Malësisë” ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave kulturore, kombëtare dhe atdhetare të Malësisë.
Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan do të jetë gjithmonë një partnere dhe mbështetëse e fortë e Zef Berishajt dhe e Shoqatës “Jehona e Malësisë”, për të mirën e komunitetit tonë dhe të vendlindjes sonë.
Të bashkuar, shkojmë më larg.
Edhe një herë, urime!
Tony Gojçaj
Kryetar
Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Michigan