Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, në një letër zyrtare, ka shprehur falënderimet dhe vlerësimin e saj për Z. Agron Dedivannaj dhe Shoqatën “Jehona e Malësisë” për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.
Ministrja vlerson lartë rëndësinë e veprimtarive kulturore dhe përkujtimore që Shoqata ka zhvilluar ndër vite, duke mbajtur gjallë identitetin shqiptar dhe duke e transmetuar tek brezi i ri gjuhën, historinë dhe simbolikën tonë kombëtare. Ajo vlerësoi gjithashtu nismat humanitare dhe bashkëpunimin me organizata motra dhe autoritetet vendore, të cilat kanë sjellë mbështetje konkrete për familjet dhe institucionet në nevojë, por edhe kanë rritur vetëdijesimin për çështjet që bashkojnë komunitetin shqiptar.
Ministrja nënvizoi gjithashtu angazhimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë” për ndërtimin e urave të qëndrueshme mes diasporës dhe vendlindjes, duke përfshirë nxitjen e mekanizmave që forcojnë përfaqësimin dhe bashkëpunimin me Malësisë dhe komunat përkatëse. Ky bashkëpunim konsiderohet kyç për lidhjen e komuniteteve shqiptare jashtë vendit me institucionet dhe programet zhvillimore të Kosovës.
Në përfundim të letrës, Ministrja shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në iniciativa konkrete, duke përfshirë diplomacinë kulturore, përfshirjen e të rinjve dhe organizimin e veprimtarive humanitare që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët. Ajo theksoi se qëllimi i përbashkët është të bëhet ky bashkëpunim më i rregullt, më efikas dhe më i dukshëm, duke konsoliduar lidhjet mes diasporës dhe shteteve shqipëtare.
Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës falënderoi Z. Dedivannaj dhe Shoqatën “Jehona e Malësisë” për kontributin e tyre të vyer në shërbim të komunitetit dhe të Republikës së Kosovës.