AKTUALE

Bëhen të ditur datat: Ja kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuar, Michael Doyle, ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026.

Pas kësaj, siç bën të ditur ai, Trupi Gjykues do të mbyll çështjen dhe do të hyjë në fazën e shqyrtimit për të arritur një aktgjykim.

Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga mbyllja e çështjes. Kur rrethanat kërkojnë kohë shtesë, është e mundr një zgjatje edhe për 60 ditë të tjera”, tha Doyle.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë nga viti 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Banner

Related posts

Siljanovska: Të propozohen juristë të njohur për K. Gjyqësor. Atëherë mund të themi se kujdesemi për interesat nacionale dhe shtetëror

Gjyla Halili

Nikollovski pas thirrjes për luftë tani kërkon 61 deputetë kundër shqiptarëve

admin

Blerim Bexheti: Jam i përulur dhe mirënjohës për 137.486 votat tuaja

Gjyla Halili