AKTUALE

Azgan Haklaj në varrimin e nënës së Hysni Gucatit

Atdhetari Azgan Haklaj mori pjesë sot në aktivitetin përkujtimor në fshatin Marinë, Skenderaj, ku u dha lamtumira Lokës Hatë Gucati, nënës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

Pas ceremonisë, Haklaj vizitoi varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, ku pllakat përkujtimore mbajnë emrat e mijëra dëshmorëve nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Ai u shoqërua nga miq dhe ish-ushtarë të UÇK-së, duke nderuar kontributin dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së! Liri për çlirimtarët!

Ja postimi plotë:

Sot i dhamë lamtumirën lokes Hatë Gucati, nëna e kryetarit të OVL së UÇK-së, mikut tim Hysni Gucati në Marinë Skenderaj!
U prehësh në paqe loke!
Zoti i dhashtë forcë familjes Gucati!
Pas varrimit takova miqt’ e mi të hershëm ish ushtar të UÇK-së nga Llapi Bexhet Abazi, Deli Zogaj, luftëtar të zonës Pashtrikut “Operacioni Shigjeta” dhe të zonës Llapit Ahmet Blakçori, Arsim A Bajrami.
Si gjithmonë i shoqëruar nga Uk Idrizi (Uki)
Një vizitë tek varrezet e deshmorëve në fashatin Marinë, Skenderaj.
Në Marinë, në pllakatën përkujtimire janë emrat e mijra deshmorëve të UÇK-së nga të gjitha trojet etnike shqiptare!
Lavdi deshmorëve të UÇK-së!
Liri për çlirimtarët!

Banner

Related posts

Lladrovci nga Tropoja paralajmëron zbulimin e shtatores së heroit Tahir Sinani

Gjyla Halili

Mexhiti sërish thirrje qytetarëve: Ta ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë! Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët

Gjyla Halili

A do të na shkojë edhe viti 2025 me Ndryshimet Kushtetuese? Mexhiti: Nuk ka shkuar vetëm viti 2024, por edhe 8 vitet e kaluara duke ia bërë muhabetin

Gjyla Halili