AKTUALE

Paga deri në 6.500€, Zvicra kërkon shtetas të huaj për 85,000 vende pune

Banner

Zvicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj për shkak të mungesës së vazhdueshme të stafit të kualifikuar, një problem që zgjat që prej vitit 2020. Spitalet, hotelet dhe zyrat inxhinierike janë ndër sektorët që kërkojnë urgjentisht profesionistë me përvojë, por edhe të sapodiplomuar. Autoritetet paralajmërojnë se hendeku i fuqisë punëtore mund të thellohet edhe më tej në muajt e ardhshëm, duke rritur presionin për rekrutime nga jashtë.

Sipas qeverisë zvicerane, rreth 85 mijë punonjës të huaj pritet të punësohen, me paga që variojnë nga 3.500 deri në 6.500 euro në muaj, në varësi të profesionit. Kërkesa më e madhe është në sektorët e shëndetësisë, turizmit, hotelerisë dhe profesioneve teknike, informatike dhe inxhinierike, raporton A2 CNN.

Ndër profesionet më të kërkuara renditen:

mjekët,
inxhinierët,
specialistët e teknologjisë,
personeli i restoranteve,
punëtorët e kualifikuar,
mësuesit,
personeli i kontrollit,
informaticienët,
përfaqësuesit e shitjeve,
punonjësit shtëpiakë.
Në disa sektorë kërkesa është urgjente, veçanërisht në shëndetësi, ku një në katër mjekë është mbi 60 vjeç, duke krijuar nevojë të menjëhershme për zëvendësim.

Banner

Related posts

Mexhiti: Gjuha është elementi kyç i identitetit kombëtar

Gjyla Halili

Haradinaj: Kosova është zhytur në krizë të thellë, opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

admin

Rruga Kratovë – Probishtip e pakalueshme për kamionë për shkak të reshjeve të borës

Gjyla Halili