AKTUALE

Thirrje për unitet: Rushani fton këshilltarët shqiptarë të bashkohen në Këshillin e Kërçovës

Banner

Pas shumë kërkesave nga qytetarët shqiptarë të Kërçovës dhe nga mërgimtarët, bartësi i listës së Beslidhjes Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Ilir Rushani, ka bërë thirrje publike për bashkimin e të gjithë këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës.

Rushani u ka bërë ftesë kolegëve nga koalicioni VLEN dhe Lista e Pavarur që të ulen së bashku dhe të formojnë shumicën shqiptare në Këshillin Komunal.

Sipas tij, tre listat shqiptare – AKI (5 këshilltarë), VLEN (3 këshilltarë) dhe Lista e Pavarur (2 këshilltarë) – përbëjnë gjithsej 10 këshilltarë, që përfaqësojnë shumicën në Këshill dhe pasqyrojnë realitetin demografik të qytetit, ku shqiptarët janë mbi 55% e popullsisë.

“Ky është vullneti i popullit dhe detyrimi ynë politik e kombëtar, që kryesuesi i Këshillit të jetë shqiptar, ashtu siç është edhe shumica e popullsisë dhe siç e përcaktoi vota e lirë e qytetarëve në zgjedhjet e fundit,” – ka deklaruar Ilir Rushani.

Ai ka theksuar se bashkimi i forcave shqiptare në Këshill do të forcojë përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe do të garantojë vendimmarrje në përputhje me interesat e komunitetit shumicë në Kërçovë.

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE: Kovaçevski nuk mund të kërkojë përgjegjësi për rastin e Ramiz Merkos

admin

Mesfusha, “Zonja e Vjetër” për “pazar” në Premier Ligë

Gjyla Halili

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

Gjyla Halili