AKTUALE

Përvjetori i ndarjes nga jeta i Tahir Hanit/ Luan Veliu: Kujtimi për Tahir Hanin mbetet i gjallë në zemrat tona

Banner

Dje u përkujtua përvjetori i ndarjes nga jeta i Tahir Hanit, një prej personaliteteve më të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Tahir Hani, gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të ndritur, ka shërbyer me përkushtim si kryetar komune, deputet në Kuvend, minister dhe në fund si zëvendës sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ai u dallua për profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim ndaj interesave të qytetarëve, duke mbetur gjithmonë i afërt me njerëzit dhe me nevojat e tyre.

Në aktivitetin përkujtimor morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe shumë qytetarë që e kanë njohur dhe vlerësuar kontributin e tij.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe atdhetari Luan Veliu, i cili kujtoi me respekt figurën e Tahir Hanit si njeri që i qëndroi besnik parimeve të tij deri në fund — një burrë i urtë, vizionar dhe i palodhur në shërbim të kombit.

Kujtimi për Tahir Hanin mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe që sot gëzojnë frytet e punës dhe sakrificës së tij.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Banner

Related posts

Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Maqedoni e Veriut – Kosovë, kjo është agjenda

Gjyla Halili

“Interpelanca për Toshkovskin më 29 prill” – Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të shpallen në fund të korrikut ose fillim të gushtit

Gjyla Halili

Ageler-Gir: Ukraina do të ngadhënjej me ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë

Gjyla Halili