Shkruan: Imrane Veliu Aliu
Është një brez…
Është një brez shumë i lashtë, ende i njomë, gjithmonë stoik, i pamposhtur, rezistent-brez i qëndresës që nuk u lodh kurrë së besuari në idealin e vet.
Bashkimi Demokratik për Integrim lindi si nevojë e kohës dhe si përgjigje ndaj padrejtësisë. U themelua mbi vlerën, mbi sakrificën dhe mbi gjakun e atyre që besuan se barazia dhe dinjiteti nuk janë dhuratë, por fitore që fitohet me qëndresë.
BDI është rruga e një brezi që nuk pranoi të nënshtrohej, që nuk kërkoi mëshirë, por drejtësi. Një brez që e kuptoi se politika nuk është privilegj, por përgjegjësi, dhe se pushteti ka kuptim vetëm kur i shërben popullit.
Në çdo etapë, kjo lëvizje ka ditur të mbajë barrën e shtetit dhe të ruajë paqen, duke e kthyer përvojën e luftës në institucion dhe në filozofi të bashkëjetesës.
Është një brez që ende beson se politika nuk është për të ndarë, por për të bashkuar, brezi që i dha shqiptarëve zë në shtet dhe e ktheu historinë në dinjitet.
Dhe sot, në kohë të turbullta, BDI mbetet busulla që ruan drejtimin e kombit mes stuhive, ajo zgjedh rrugën e arsyes.
Kur të tjerët kërkojnë pushtet për vete, ajo kujton pse u krijua-për popullin, për barazinë dhe për dinjitetin shqiptar në çdo institucion të shtetit.
Sepse BDI nuk është episod politik, është vazhdimësi historike…
Është zëri i brezit që nuk u përkul, dhe shpresa e brezit që nuk do të lejojë të humbet ajo për të cilën u derdh gjak sepse është amanet, mision dhe përgjegjësi për të mbajtur të gjallë frymën e një populli që mësoi të fitojë me durim, jo me urrejtje!
Bashkë❤️