AKTUALE

Mërgata në Zvicër po Mobilizohet per 2 nentorin  për zgjedhjet  – Pa Parti, Vetëm për Kërçovën

Shqiponjat po kthehen në folenë e tyre!
Edhe pse në raundin e parë pati shumë tensione dhe tollovi, mërgata vendosi të ngrihet dhe të mobilizohet për Kërçovën – që ajo të mbetet shqiptare!

Dje, në Aarburg të Zvicrës u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme.
Në mesin e shumë kërçovarëve, të pranishëm ishin edhe:
Mefail Ibishi, Florim Cuculi, Gafur Sherbeti, Faik Ademi, përfaqësues nga Xhamia Kulturverein Kërçova.

Atmosfera ishte e veçantë – e sinqertë, e pastër dhe plot me zemër!
Nuk u fol për parti, u fol për NE – për qytetin tonë, për KËRÇOVËN!

Mesazhi ishte i qartë:

Ne nuk duhet ta humbasim Kërçovën, sepse pasojat do të jenë të rënda.

Tani është koha të tregojmë se jemi një komb, pa ndarje, pa interesa partiake – vetëm SHQIPTARË!

Kudo që jetojmë – në Zvicër, në Maqedoni apo në çdo cep të botës –
zemra rreh shqiptare, rrënjët tona janë të forta
Thirrja për veprim:

Duhet të dalim të gjithë në votime!
Bashkë, të bashkuar, të vendosur!
Ajo që bëjmë sot – historia do ta kujtojë nesër!

Ne jemi:

Një popull

Një flamur

Një zë

Kërçova Shqiptare

Bashkimi bën fuqinë
Jemi një
Krenar që jemi shqiptarë

Tv Gurra

Banner

Related posts

Gjykatat themelore në vitin 2022 kanë punuar me një të tretën më pak gjykatës

admin

Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm

admin

Qoku: VLEN-i ia ka borxh Albin Kurtit të qëndrojë i bashkuar!

Gjyla Halili