AKTUALE

Donald Trump konfirmon takimin me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten

Donald Trump konfirmoi të hënën se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten. Në aeroplanin presidencial në fluturimin e kthimit nga Lindja e Mesme, presidenti amerikan u përgjigj “Unë besoj se po”, kur u pyet nga një gazetar nëse do të takohej të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington “këtë javë”.

Më herët, presidenti ukrainas tha se armëpushimi i arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump do të jepte “shpresë shtesë për paqe” në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan aspiron gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.

“Kur arrihet paqja në një pjesë të botës, kjo sjell shpresë më të madhe për paqe në rajone të tjera”, tha Zelensky në një postim në Facebook.

Udhëheqja dhe vendosmëria e aktorëve të bashkësisë ndërkombëtare sigurisht që mund të funksionojnë në favorin tonë, edhe në Ukrainë”, shtoi ai, duke i atribuar dhe mirëpritur pikërisht këto cilësi Donald Trump.

Banner

Related posts

Takimi i Ambasadorit të Republikës së Kosovës, dr. Martin Berishaj, me Drejtorin e Qendrës Universitare për Informatikë dhe Infrastrukturë Digjitale “Srce” në Zagreb, z. Ivan Marić

Gjyla Halili

Kreshnik Bekteshi i pari jep dorëheqje

admin

Kovaçevski ‘tallet’ me Grubin: Nuk është këtu që ti ngrejë mikrofonat

Gjyla Halili