AKTUALE

Fatmir Dehari drejt Mërgatës në Zvicër: “Na prit, Mërgata jonë e dashur…”

Kandidati i Aki-së për Kërçovën, Fatmir Dehari, të diellën takon mërgatën në Zvicër.

Ai ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje dhe dashurie për mërgatën shqiptare, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në mbështetjen e vazhdueshme.

“Na prit, Mërgata jonë e dashur, se po vijmë me zemër plot dashuri dhe mirënjohje për mbështetjen tuaj të palëkundur,” ka deklaruar Dehari.

Takimi me mërgatën do të mbahet të dielën, më 05 tetor 2025, duke filluar nga ora 16:30 deri në 17:30.

Në fund të njoftimit, Dehari ka nënvizuar vizionin e tij me moton:
#PërKërçovënTonëTëBashkuar 🤝

Banner

Related posts

Votohet nga ora 7 deri në orën 19

Gjyla Halili

Gjaku i trashë, qarkullim i dobët – shkaktarët, simptomat dhe shërimi

admin

Selmani: Pendarovski nuk mund të presë mbështetjen e shqiptarëve në rrethinë e parë zgjedhor

Gjyla Halili