AKTUALE

Faton Ahmeti: “Një “Google” ose një pyetje në ChatGPT mjafton për ta nxjerrë Arben Fetain gënjeshtar

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti:

“Një “Google” ose një pyetje në ChatGPT mjafton për ta nxjerrë Arben Fetain gënjeshtar

Në vitin 2025 nuk të duhet as arkiv i MPJ-së, as dosje të mbyllura për të vërtetuar një fakt elementar. Një kërkim i thjeshtë në Google, apo një pyetje në ChatGPT, mjafton. Dhe prapë, Arben Fetai dje doli publikisht, “me përgjegjësi të plotë”, duke gënjyer se Bujar Osmani nuk ka zhvilluar vizita bilaterale në Kosovë.

Fotografia që publikova e tregon qartë: ChatGPT, brenda sekondash, jep përgjigjen me datë e me burim – 23 prill 2021 dhe 26 maj 2023. Dy vizita zyrtare, të dokumentuara.

Pra, ose Fetai nuk di të kërkojë në Google, ose edhe më keq – di, por zgjedh të mashtrojë publikisht. Në të dyja rastet, epiteti i vetëm që i takon është: #gënjeshtar.”

Banner

Related posts

Luan Veliu: Lavdi Hero, Komandant Qemal Shaqiri!

Gjyla Halili

Rami Mislimi: Për Zvërnecin Po, po për Tetovën, kur?

Gjyla Halili

22 vite nga fillimi i luftës së UÇK-së, Grubi: Amaneti i luftëtarëve për bashkim dhe përparim kombëtar nuk shuhet kurrë!

admin