AKTUALE

Alimi: Heshtja e zëvendësministrit Isenit, mbështetje e strukturave që synojnë dobësimin e shqiptarëve

Memet Alimi, punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sërish i është drejtuar zëvendësministrit të Policisë, Astrit Iseni, ndërsa konsideron se heshtja e Isenit dhe mosveprimi përballë diskriminimit dhe degradimit sistematik ndaj punonjësve shqiptarë është bashkëfajësi dhe mbështetje indirekte e atyre strukturave që synojnë të dobësojnë prezencën dhe ndikimin e kuadrove shqiptare në MPB.

Reagimi i plotë i Memet Alimit:

Shkrese, shprehim indinjatën dhe shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante që po ndodh në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku në mënyrë të hapur dhe sistematike po degradohen, diskriminohen dhe margjinalizohen punonjësit shqiptarë.

Është e papranueshme që nën drejtimin dhe praninë tuaj në postin e Zëvendësministrit të MPB-së, të lejohet dhe tolerohet kjo praktikë e padrejtë, e cila jo vetëm shkel të gjitha normat ligjore dhe kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por cenon dinjitetin dhe të drejtat themelore të komunitetit shqiptar.

Heshtja juaj dhe mungesa e veprimit të menjëhershëm përballë këtij diskriminimi të hapur konsiderohet si bashkëfajësi dhe si mbështetje indirekte e atyre strukturave që synojnë të dobësojnë prezencën dhe ndikimin e kuadrove shqiptare në MPB.

Kërkojmë nga ju, me urgjencë:

Të merrni masa konkrete për ndalimin e menjëhershëm të degradimit të kuadrove shqiptare.
Të inicioni hetime të brendshme për rastet e raportuara të diskriminimit dhe transferimeve të padrejta.
Të raportoni publikisht dhe zyrtarisht për veprimet që do të ndërmerren për rivendosjen e barazisë në institucion.
Mosveprimi në këtë drejtim do të interpretohet si dështim i plotë i mandatit tuaj (në rolin e kukllës) për të mbrojtur interesat e komunitetit shqiptar në MPB dhe do të nxisë reagime të forta nga shoqëria civile, organizatat dhe opinion publik.

Banner

Related posts

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në hatmen e organizuar në Xhaminë e Mezinit- Malësisë në Gostivar

Gjyla Halili

Ambasadorja amerikane Ageler sot takon dhe uron kryeparlamentarin Gashi

Gjyla Halili

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, ndan 23 bursa për stundent në Malësi për vitin shkollorë 2025/2026

Gjyla Halili