AKTUALE

Mislimi: Latif Arifi natën thotë se Bilall Kasami dhe Blerim Sejdiu janë hajna!

Banner

Po të përgjigjem shkurt.

Ti e di se unë jam i njëjti, qoftë në kafe, në shtëpi, në shoqëri, ditën apo natën. Qëndrimi im ndaj krimit dhe korrupsionit nuk ndryshon as tek Bilall Kasami, as tek të tjerët. Ti e di mirë se unë e them hapur, si në publik ashtu edhe privatisht, se Bilall Kasami bashkë me Blerim Sejdiun e keqpërdorin fenë për të vjedhur.

Ti, në telefon, më thua se Bilalli dhe Blerimi janë hajna, ndërsa në Facebook më korrigjon mua, duke më akuzuar se po bëj rolin e mercenarit dhe të gazetarit joprofesional.

Tani, si ta kuptoj unë kur flet seriozisht kur flet me mua në telefon apo kur shkruan publikisht?

Për mua, hajni mbetet hajn qoftë në bisedë private, qoftë në publik.

Sa i përket fjalës së lirë, unë nuk shoh që po keqpërdoret për viktimizim, por për të treguar një realitet të hidhur atë se çfarë janë në gjendje të bëjnë miqtë e tu të ditës, që natën nuk i do, veç kur kanë pushtet.

Andaj, Lato, ashtu siç i quan në telefon hajna, thuaju edhe në publik: se janë hajna.

U bëne drejtor duke me sharë, shife tash po të bëjnë ministër se me ke kritikuar ma shumë.

Banner

Related posts

“Fronti për Europë” përqafohet nga të gjithë, përveç VMRO-së, Levicës dhe satelitet e tyre

admin

Mërgata në Zvicër në mbështetje të VLEN-it

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari godet Qeverinë për minimizimin e faktorit shqiptar dhe pakicave tjera

Gjyla Halili