AKTUALE

Bdi dega Tetovë: Liria e mediave është shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike.

Kjo liri, nuk po respektohet nga pushteti aktual, që nga fillimi i mandatit të qeverie e deri më sot kemi parë shumë raste kur janë kërcënuar gazetarët dhe u është bërë presion për punën e tyre.

I tillë ishte rasti edhe sot kur policia ka tentuar, pa autorizim të prokurorit, të konfiskojë celularin e gazetarit për interesa klanore dhe familjare të pushtetarëve.

Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë lirinë e mediave dhe punën e gazetarëve.

Le të jetë ky rast i fundit i shkeljes flagrante të të drejtave të garantuara të gazetarit dhe medias ku ai punon.

Banner

Related posts

Fermerët çekë bllokojnë Pragën

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Viti 2024 do të sjellë ndryshimin e shumëpritur

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili