AKTUALE

Kryetari i “Vatra”-s, Elmi Berisha, mori pjesë në protestën në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë

Banner

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” Elmi Berisha mori pjesë në protestën e organizuar nga përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, në mbrojtje të vlerave të luftës për lirinë e Kosovës, të çlirimit, të sakrificave sublime e gjakut të derdhur për Kosovën e lirë.

“Dhjetëra mijëra qytetarë nga viset shqiptare e patriotë nga e gjithë bota shprehën mbështetjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çlirimtarëve e luftëtarëve të lirisë që mbahen padrejtësisht në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”.

Federata VATRA gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në krah të liderëve të UÇK-së dhe ka kërkuar përmes deklaratave për shtyp dhe shkrimeve në gazetën Dielli që procesi në Hagë të jetë i drejtë, transparent, i ndershëm dhe i paanshëm. Vatra dhe çdo shqiptar beson fuqishëm në pastërtinë, ndershmërinë dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Vatra”-s.

Nën akuzë në Hagë duhet të jetë regjimi pushtues, shtypës, kriminal e gjenocidal i Serbisë e jo luftëtarët e lirisë. Liria, historia, çlirimi, pavarësia, nderi, dinjiteti e krenaria kanë vetëm një emër: UÇK. Lufta e UÇK është lufta më e drejtë, më e pastër dhe më e ndershme në historinë moderne të kontinentin tonë. UÇK është nderi i kombit shqiptar. Është histori dhe identitet kombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Çlirimtarët dhe luftëtarët e lirisë që mbahen padrejtësisht në Hagë janë frymëzim dhe krenari për çdo shqiptar. E drejta, e vërteta dhe liria do triumfojnë gjithmonë. Rroftë Kosova, Rroftë Shqipëria, Rroftë UÇK. Mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s”, theksohet tutje në njoftimin e “Vatra”-s.

Banner

Related posts

Konkurs për punësim Sekretar i Myftinisë së BFI- Tetovë

Gjyla Halili

Fronti Evropian po përgatit emrat për zgjedhjet lokale, Osmani në Çair, Sela në Strugë! Ja kush përmendet në Tetovë!

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI Z.MUSTAFA BODUR DHE Z. OMER JERLI KAJA – ATASHE NË AMBASADËN E TURKYIJES NË SHKUP

admin